Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Rama: Mbyllja me dhunë e fakulteteve, fytyra kuptimplotë e pengmarrjes së protestës

Nga A2 CNN
7 Janar 2019, 12:23 | Politikë
Rama: Mbyllja me dhunë e fakulteteve, fytyra kuptimplotë e pengmarrjes

Studentët u mblodhën sërish ditën e sotme përpara Kryeministrisë, ndërsa Rama ka reaguar në mesitë në lidhje me mbylljen e dyerve të disa fakulteteve.

Kryeministri, në një postim në “Twitter”, shkruan se “mbyllja me dhunë e dyerve të disa fakulteteve është fytyra kuptimplotë e pengmarrësve të një proteste shembullore, e cila tanimë ka hyrë në fazën e realizimit të kërkesave bazë dhe zhvillimit të një Dialogu të brendshëm për nevojat specifike të çdo fushe studimesh”.

Ndërkohë, në Korpusin Universitar studentët kanë shpalosur banderola dhe meme të shumta. “Rroftë rinia e lirë! Fundi i Katovicës. Sot vendosim ne”, është banderola më e madhe e shpalosur nga studentët.

A2 CNN Livestream

Dita jonë