Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Reshjet e dëborës shkaktojnë 7 viktima në alpet evropiane

Nga A2 CNN
7 Janar 2019, 23:55 | Bota
Reshjet e dëborës shkaktojnë 7 viktima në alpet evropiane

Reshjet e dendura të dëborës shkaktuan vdekjen e 7 personave në Alpet evropiane gjatë kësaj fundjave.

https://a2news.com/2019/01/05/i-ftohte-i-acarte-ne-evrope-mot-ekstrem-ne-greqi-mbyllen-zonat-turistike/

Ndërsa skiatorët u përballën me rrezik të lartë ortekësh në Austri, Gjermani dhe Itali, ekipet e shpëtimit po kërkojnë për disa persona që janë shpallur të zhdukur në pjesë të ndryshme të Alpeve.

Turistët janë paralajmëruar që të shmangin përdorimin e pistave për ski. Alarmi për ortekë, bëri që rrugë të ndryshme të zonës së Alpeve evropiane të mbyllen.

I ftohti artik nuk ka prekur vetëm zonat malore të kontinentit evropian, por është shtrirë edhe më gjerë në qytetet kryesore të Austrisë, Gjermanisë dhe Italisë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli