Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Revolucion tek Ferrari, largohet Drejtori i Përgjithshëm

Nga A2 CNN
7 Janar 2019, 16:17 | Sporte të tjera

Maurizio Arrivabene, drejtori i përgjithshëm i Ferrarit largohet nga detyra pas 5 vitesh pas dështimit për të rikthyer skuderinë italiane tek titulli. Vendin e tij e zë drejtori teknik i kokëkuqes, Mattia Binotto.

Revolucion i kuq për Ferranin në radhët e drejtuesve dy muaj përpara nisjes së sezonit të ri që nis më 19 mars në Melburn të Australisë.

Arrivabene (djathtas) do të zëvendësohet me drejtorin teknik, Mattia Binotto (majtas).

Numri një i kokëkuqes, Maurizio Arrivabene nuk do të jetë më drejtor i përgjithshëm i skuderisë italiane në Formula 1. Presidenti John Elkan ka vendosur që Arrivabene të zëvendësohet nga një bashkëpunëtor i tij i afërt siç është drejtori sportiv i Ferrarit, Mattia Binotto, i cili shihet si njeriu i duhur për të marr drejtimin e skuderisë.

Ndryshimi ishte i pritshëm, duke parë gabimet në menaxhimin e garave të Ferrarit në sezonin që lamë të cilat ndikuan tek titulli kampion. Edhe pse u cilësua si makina më e shpejtë, Ferrari dështojë të ndalë Mercedesin edhe këtë vit.

Sezoni i Ferrarit, edhe pse filloi mirë, nuk kapi dot pritshmëritë e tifozëve

Arrivabene mori drejtimin e “kokëkuqes” në 2014-ën duke mos përmbushur dot misionin e rikthimit tek titulli kampion gjë për të cilën nga sot do të duhet të mendojë Binotto.

Dyshja e Ferrarit këtë sezon do të formohet nga Sebastian Vettel dhe i riu Charls Leclerc i cili do të zërë vendin e Kimi Raikkonen i transferuar tek Sauber.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani