Shqipëria merr 6 talente nga Shkëndija

Talente të rinj, për të vijuar rrugën e përfaqësimit të shqiptarëve kudo që ndodhen. Alternativa cilësore dhe yje të perspektivës për Kombëtaren kuqezi, me shqiptarët e Maqedonisë, që tashmë janë kthyer në fokusin kryesor.

Kjo u konfirmua nga trajneri Nevil Dede, që për grumbullimin stërvitor ka përzgjedhur gjashtë lojtarë nga Shkëndija e Tetovës. Një mënyrë për të afruar më të mirët dhe për të mos humbur më lojtarë, si ka ndodhur me Enis Bardhin apo Musliun, Hasanin e Alioskin.

“Duhet parë edhe Maqedonia, atje ka shumë shqiptarë që jetojnë dhe kanë dëshirë të madhe të përfaqësojnë flamurin Kombëtar dhe fanellën e Shqipërisë. Ka qenë gjithmonë aty ai treg, por meriton edhe më tepër vëmendje. Edhe Anglia ka shumë shqiptarë dhe mund të jetë një pistë e mirë për ekipet tona Kombëtare”.

Nevil Dede, trajner i Shqipërisë U19

Vëmendja nga shqiptarët e Maqedonisë ka ardhur edhe si rrjedhojë e krijimit të përfaqësueseve të Kosovës, e cila e ka bërë disi më të komplikuar tërheqjen e talenteve.

“Marrëdhënia në këtë rast është disi më specifike. Ne do të kërkojmë të marrim lojtarët më tëmirë ku do jenë, si në Kosovë edhe në vende të tjera. Gjithmonë në bashkëpunim me federatën përkatëse, por mbi të gjitha bazuar në dëshirën që ata kanë për të përfaqësuar Shqipërinë”.

Nevil Dede, trajner i Shqipërisë U19

Në grumbullimin e parë për këtë vit, gjysma e lojtarëve të përzgjedhur nga trajneri Dede luajnë në klubet shqiptare, ndërsa pjesa tjetër janë afruar pas seleksionimeve në Maqedoni, Greqi e Itali.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN