Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Strasburgu, ndryshon mënyra e dëmshpërblimit

Nga A2 CNN
7 Janar 2019, 22:41 | Sociale

Nga janari, të gjithë ata që kanë fituar një dëmshpërblim deri në 10 mijë euro pas gjyqeve kundër shtetit në Strasburg, do të marrin paratë menjëherë, pa kaluar në burokraci.

Kuvendi i Shqipërisë ndryshoi ligjin për avokaturën e shtetit, ku për herë të parë saktësohen procedurat që ndiqen pasi shteti humb gjyqet ndërkombëtare.

Avokati i Shtetit, Artur Metani

Sipas Avokatit të Shtetit, Artur Metani, “deri në masën 10 mijë euro janë drejtpërdrejt të ekzekutueshme. Pra Avokati i shtetit njofton ministrinë e financave, që ka detyrimin të bëj publik listën e përfituesve”.

https://a2news.com/2019/01/07/strasburgu-2-deri-ne-5-vjet-per-te-marre-drejtesi/

Por për të marrë paratë ka dhe një afat limit, i përcaktuar për herë të parë me ligj. “Personat në listë duhet të dorëzojnë dokumentacionin brenda 30 ditësh, po nuk mundën fondi ngurtësohet për 6 muaj, nëse nuk vjen informacioni pas kësaj periudhe, fondi i kalon buxhetit të shtetit”, shton Metani.

Fatura e lartë pas humbjeve të çështjeve në gjykatën e të drejtave të njeriut, ka bërë që Kuvendi të kërkojë periodikisht llogari nga avokati i shtetit, ndërsa ndaj zyrtarëve që kanë vonuar zbatimin e këtyre vendimeve të kësaj gjykate, do të ndërmerren masa administrative.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu