Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Studentët rinisin protestat: Do të ketë surpriza

Nga A2 CNN
7 Janar 2019, 00:04 | Aktualitet
Studentët rinisin protestat: Do të ketë surpriza

Në orën 10:00 studentë nga e gjithë Shqipëria janë mbledhur në bulevard përballë Kryeministrisë duke rinisur kështu protestat.

Mësohet se protesta do të ketë kulmin e saj rreth orës 13:00 dhe studentët janë shprehur se në këtë kohë do të ketë edhe surpriza për qeverinë “Rama 2”.

Në rrjetet sociale dhe në media, studentë të këshillave studentorë gjatë këtyre ditëve kanë shpërndarë thirrje për të dalë para Kryeministrisë dhe për ta vazhduar protestën.

Ndërsa mbrëmjen e së dielës, këshillat studentore kanë organizuar një takim në sallën “Iliria” në Qytetin Studenti për të diskutuar mbi organizimin e protestës ditën e hënë.

Dorjan Beqiraj, anëtari i Këshillit Studentor të Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Ai bëri të ditur se në mbledhje morën pjesë studentë nga fakultete të ndryshme, ku është prezantuar platforma e integrua e 8 pikave, e cila do t’i dërgohet më pas Kryeministrit.

Beqiraj tha se dy ishin qëllimet kryesore të mbledhjes. Së pari, shfuqizimi i ligjit për arsimin e lartë dhe së dyti, rritja e investimeve në Arsimin e Lartë.

“Ne ftojmë të gjithë studentët që duan të mbështesin 8 pikat, në një protestë paqësore, siç ishte edhe në ditët e fundit të vitit të kaluar. Në këtë mbledhje kemi edhe studentë nga Universiteti i Prishtinës, të cilët na mbështesin në kërkesat tona”, u shpreh Dorjan Beqiraj, anëtari i Këshillit Studentor.

A2 CNN Livestream

Dita jonë