Tabaku: Ndryshime në qeveri, por jo ndryshim qeverisjeje – A2

Tabaku: Ndryshime në qeveri, por jo ndryshim qeverisjeje

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ishte e ftuar në “Ditarin” e orës 13:00 në A2, ku foli për ndryshimet në qeveri, për të cilat u shpreh se nuk do të sjellin një frymë të re, për të, janë thjesht emra të rinj.

“Është po i njëjti sistem i ngritur, e njëjta filozofi qeverisëse. Ndryshimi i emrave nuk do të thotë se kemi një kabinet të ri. Nga 1 janari kanë hyrë në fuqi taksa të reja të rritura, por ndryshimi i ministrit të Financave nuk ka sjellë ulje taksash apo frymë të re për biznesin. Në momentin që të kemi një filozofi të re, atëherë mund të konsiderojë një frymë të re”, u shpreh Tabaku.

Tabaku u pyet edhe për mundësinë e një kandidimit të saj nga opozita për kryetare të bashkisë së Tiranës.

“Nuk e di çfarë thonë sondazhet. Ka disa emra që janë përmendur nga PD, të them me siguri që kushdo që do të zgjidhet, unë do jem në krah të tij”, tha Tabaku.

Shkarkoni aplikacionin e A2