Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Tiranë-Durrës, punime për shmangien e përmbytjeve

Nga A2 CNN
7 Janar 2019, 15:58 | Aktualitet
Tiranë-Durrës, punime për shmangien e përmbytjeve

Pas bllokimit të qarkullimit, në segmentin Tiranë-Qafë Kashar kanë nisur punimet për ndërtimin e dy tombinove. Përmes kësaj ndërhyrjeje pritet të evitohen situata si ajo e nëntorit 2017, kur shirat shkaktuan përmbytje në autostradë dhe shkaktuan dëme të konsiderueshme.

“Kjo është ndërhyrja e parë serioze që po bëhet për sistemimin e një problemi shumëvjeçar siç ka qenë përmbytja që ndodhte në këtë zonë sa herë që kishte rreshje të shumta shiu. Me këtë investim ne evitojmë pjesën më të madhe të këtij problemi.

Damian Gjiknuri, ministër në detyrë i Infrastrukturës dhe Energjisë

Megjithatë, Autoriteti Rrugor Shqiptar u bën thirrje edhe bizneseve të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tombinove.

“Ndërhyrjet që kanë bërë duhet të jenë në ndihmë të Autoritetit Rrugor sepse ne nuk mund të ndërhyjmë jashtë trupit të rrugës dhe të gjithë së bashku të punojmë që rruga të jetë në kushte normale, të mos përmbytet më”.

Afrim Qendro, drejtor i Autoritetet Rrugor Shqiptar

Punimet në këtë aks pritet të zgjasin 2 javë. Ndërhyrja kap vlerën e 342 mijë eurove dhe bëhet në kuadër të programit për mirëmbajtjen e rrugëve. Ministri Gjiknuri deklaroi se përmes këtij projekti në bashkëpunim me Bankën Botërore janë investuar mbi 25 milionë euro, duke ndërhyrë në 250 kilometra rrugë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë