Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Triumf i “Bohemian Rhapsody” në Golden Globes

Nga A2 CNN
7 Janar 2019, 09:37 | Kulturë

“Bohemian Rhapsody” ishte fituesi i dy çmimeve kryesorë në ceremoninë e “Golden Globes”, në një mbrëmje të mbushur me të papritura.

Filmi biografik për liderin e grupin Queen, Fredi Merkuri mori “Globin e Artë” si drama më e mirë, duke lënë të zhgënjyer pretendentin kryesor, romancën “A Star is Born”.

Rami Malek që interpreton rolin e Merkurit, u vlerësua si aktori më i mirë. Edhe pse ishte kandiduar për 5 çmime, romanca “A Star is Born” mori vetëm një trofe, atë për këngën më të mirë origjinale, me “Shallow”.

Green Book ishte fituesi tjetër i madh , duke e mbyllur mbrëmjen me tre “Globe të Artë” si për komedinë, skenarin dhe aktorin më te mirë në rol mbështetës.

Glen Clos u shpall si aktorja më e mirë duke mundur rivalen Ladi Gagën, e cila pritej të fitonte për rolin në “A star is born”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë