U përpoq ta grabiste, e kuptoi me vonesë që ajo ishte luftëtare MMA

Iu duk një vajzë e pambrojtur dhe u përpoq t’i grabiste telefonin, por e kuptoi – pak me vonesë – se ajo ishte një luftëtare e arteve marciale mikse.

Dana White, presidenti i UFC, një prej kompanive më të famshme që organizon ndeshje të MMA, shpërndau një foto në rrjetet sociale ku tregohej se si ishte “shndërruar” fytyra e hajdutit në fjalë, pasi ishte përballur me Polyana Vianan, atlete e peshave të lehta në UFC.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën e kaluar në Rio de Zhaneiro, qytetin e lindjes së luftëtares braziliane, duke e rrahur paq hajdutin, edhe pse ai pretendonte se ishte i armatosur. Duke përdorur një prej lëvizjeve që e ka bërë të famshme në oktagon, Polyana arriti ta neutralizonte dhe ta bënte të mendohej dy herë para se të përpiqej të vidhte sërish.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN