UEFA: Trukimi me Ventspils, Luftëtari rrezikon përjashtimin!

Luftëtari rrezikon të mos luaj më në garat evropiane. Sipas dokumentacionit të siguruar nga A2, UEFA ka vënë nën hetim klubin gjirokastrit për ndeshjen në Europa League kundër Ventspils, i përfunduar 3-3.

Ndeshje që organizmi evropian i futbollit gjykon i dyshimtë për trukime, dhe që mund të sjellë përjashtimin e Luftëtarit nga garat ndërkombëtare. Ndërkohë, UEFA denoncon edhe një “mungesë transparence” nga federata shqiptare lidhur me rastin në fjalë.

Nga ndeshja Luftëtari-Ventspils

Ndërkohë, mësohet se fondi që gjirokastritët do të përfitonin nga pjesëmarrja në kupat ndërkombëtare është “ngrirë” deri në fund të hetimeve.

Luftëtari rrezikon të bëhet klubi i dytë shqiptar që përjashtohet pas rastit të Skënderbeut.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN