Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Vetëm 49 minuta në Premier League, Real Madrid e blen për 24,5 milionë euro

Nga A2 CNN
7 Janar 2019, 15:20 | Futboll

Ka luajtur vetëm 49 minuta në Premier League, por është transferuar te Real Madrid për 24,5 milionë euro.

Kampionët e Europës në fuqi njihen për blerje të tilla të habitshme, por shumë vetë në “Bernabeu” shpresojnë që Brahim Diaz të rezultojë një talent, ashtu siç është reklamuar prej disa kohësh tashmë. 19-vjeçari ka luajtur vetëm 414 minuta me skuadrën e parë të Cityt, pasi la Malagan në vitin 2013 kur ishte vetëm 14 vjeç.

Ai u prezantua të hënën nën shoqërinë e familjarëve dhe presidentit Florentino Perez, i cili i dha fanellën me numër 21, pasi nënshkruan kontratën me afat gjashtë vjet e gjysmë.

“Sot është dita më e rëndësishme e jetës sime, pasi kam arritur në skuadrën që ëndërroja që fëmijë. Është dhurata më e mirë për festa”, tha Diaz. “Kisha vetëm tre alternativa pasi lashë Manchester Cityn: 1. Të luaja me Realin, 2. Të luaja me Realin dhe 3. Të luaja me Realin. Nuk doja asnjë skuadër tjetër”.

Por ndërsa në Manchester emra si Sterling, Sane, Bernardo Silva apo Mahrez e lanë jashtë formacionit të Guardiolas, konkurrenca do të jetë edhe më e fortë në Madrid, ku duhet të luftojë me Gareth Bale, Isco, Asensio, Vazquez apo Vinicius Junior për një vend në skuadër.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani