ARRSH: Të gjitha akset kombëtare të kalueshme – A2

ARRSH: Të gjitha akset kombëtare të kalueshme

Në asnjë prej akseve kombëtare të vendit nuk ka bllokime ndërsa kalueshmëria bëhet dhe pa zinxhirë. Ndonëse moti pritet të përkeqësohet nga reshjet e dëborës dhe ngricave ekspertët e autoritetit rrugor thonë se të gjitha segmentet janë të kalueshme. Klodian Sava menaxher i projektit të mirëmbajtjes dhe sigurisë rrugore tha se për këtë është ngritur dhe një taskforcë e cila monitoron situatën e rrugëve.

Krahas ndërhyrjeve për përmbytjet ne superstradën Tiranë-Durrës Sava tha se shumë shpejt do të përmirësohet siguria në njollat e zeza, aty ku është regjistruar dhe numri më i lartë aksidenteve në vend.

Në bashkëpunim dhe me Bankën Botërore, Autoriteti Rrugor Shqiptar pritet të bëjë ndërhyrje në të gjitha akset të cilat kanë nevoja emergjente për sa i përket parametrave apo dhe sinjalistikës vertikale e horizontale.

Shkarkoni aplikacionin e A2