Banka e Shqipërisë: Bie besimi në ekonomi, bizneset pesimistë

Bie besimi në ekonomi. Treguesi i Ndjesisë Ekonomike, publikuar nga Banka e Shqipërisë pësoi rënie në tremujorin e fundit të 2018-ës. Kjo u përcaktua nga rënia e besimit në sektorët e shërbimeve, tregtisë dhe industrisë. Ndërkohë, besimi rezultoi i përmirësuar në sektorin e ndërtimit dhe për konsumatorët.

Besimi tek biznesi ka rënë për shkak të përkeqësimit të gjendjes financiare, punësimit, por edhe pritshmërive për të ardhmen. Ndërsa në përmirësimin e besimit konsumator ndikuan situata e të ardhurave dhe shpenzimeve, e blerjeve të mëdha, dhe e situatës financiare të pritur të familjes. Ndërkohë, situata e përgjithshme ekonomike e pritur në vend, shënoi rënie.

Treguesi i ndjesisë ekonomike, që publikohet nga Banka e Shqipërisë, është një e dhënë e rëndësishme, pasi tregon për sjelljen e agjentëve ekonomikë, biznese dhe konsumatorë, si dhe pritshmëritë e tyre për ardhmen, çka ndikon në vendimmarrjen për të shpenzuar apo kursyer.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN