Brenda shtëpisë 1,3 milionë paund që Rita Ora iu ka blerë prindërve | FOTO – A2

Brenda shtëpisë 1,3 milionë paund që Rita Ora iu ka blerë prindërve | FOTO

Në vitin 2014 ajo zbuloi se u kishte blerë një shtëpi prindërve të saj, për të cilën kishte shpenzuar plot 1,3 milionë paund.

Përmes disa fotove të postuara në rrjetet sociale, mamaja e saj Vera, ka treguar se e ka shndërruar apartamentin me gjashtë dhoma në veri të Londrës në një shtëpi luksoze.

Brenda shtëpisë tani mund të gjesh gjithçka, nga piktura seksi, mobilje “pikante”, një kopsht fantastik, dhe lëkura kafshësh si zbukurim. Një ndryshim drastik nga apartamenti me tre dhoma ku Vera dhe Nick jetonin më parë.

“Atyre ju duhet shtëpia më shumë se unë. Unë nuk jam thuajse asnjëherë në një vend”, ka thënë Rita pak kohë më parë në një intervistë. “Dikur jetonim në një shtëpi të vogël, ku të gjithë ne fëmijët kishim vetëm një dhomë. Kur doja të flija, motra ime Elena bënte detyrat dhe më bezdiste”.

Shkarkoni aplikacionin e A2