Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Bushati: Opozita paguhet kot

Nga A2 CNN
8 Janar 2019, 14:34 | Politikë
Bushati: Opozita paguhet kot

Sekretari i grupit të Partisë Socialiste, Ervin Bushati ishte i ftuar në “Ditarin” e orës 13:00 në A2, ku foli për ndryshimet në qeveri si edhe për protestën e studentëve.

Ai u shpreh se Rama ka të gjithë mbështetjen e deputetëve dhe të PS për ndryshimet në qeveri, ndërsa thotë se ndryshimet do të shërbejnë edhe për zgjedhjet e këtij viti.

“Kryeministri ka mbështetjen e të gjithë deputetëve dhe të PS në të gjitha emërimet e veta. Rigjenerimi i kabinetit do të sjellë një frymë më të mirë pune dhe do të na përgatisë edhe për zgjedhjet që janë këtë vit. Ne kemi si synim të marrim 61 bashki”, tha Bushati ndër të tjera.

Ai foli edhe për opozitën, duke vënë në duke mungesën e saj në parlament. “Nuk mund të them që ha bukën kot, por paguhet kot. Për sa kohë që paguhet dhe nuk vjen në parlament. Për 6 muaj mendoj se është paguar në mënyrë të padrejtë nga taksapaguesit për një punë që nuk e ka bërë”, tha deputeti i PS.

A2 CNN Livestream

Dita jonë