Europa në protesta, çfarë po i shkakton? – A2

Europa në protesta, çfarë po i shkakton?

Jo vetëm Shqipëria, por shumë shtete në Europë janë përfshirë nga protestat gjatë kohëve të fundit.

Por çfarë po i shkakton këto protesta? Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje ishte e ftuar në “Dita Jonë” në A2 pedagogia Edlira Gjoni.

“Popullsia është e lodhur nga klasa politike që e drejton, nga politikat që janë duke ndjekur. Besoj se edhe media sociale ka bërë të vetën për të shpalosur informacionin. Tani njerëzit e ndjejnë të natyrshme të reagojnë kur shohin se çfarë ndodh në të vërtetë, pabarazinë e madhe të krijuar. Votuesit nuk të falin më për populizëm dhe kjo u tregua në protestat e Francës ndaj Macron”, tha Gjoni.

Më tej, Edlira Gjoni theksoi se pabarazia është emëruesi i përbashkët i protestave.

“Të pasurit bëhen gjithmonë më të pasur e të varfrit varfërohen më tej. Në Europë është zhdukur shtresa e mesme. Populizmi është duke fituar terren”, u shpreh pedagogia.

Shkarkoni aplikacionin e A2