I ftohti i acartë në Evropë, viktima dhe kaos

I ftohti i acartë vazhdon të mbajë të mbërthyer Evropën. E hëna dhe e marta do të jenë ditët më të ftohta të muajit janar, kur termometri pritet të zbresë deri në -24 gradë celsius.

Në Greqinë fqinje 3 persona kanë humbur jetën në qytezën e Kerateas, 30 km në juglindje të Athinës. Vala e të ftohtit e pagëzuar Sofia, ka përfshirë vendin që prej së martës, duke sjellë reshje bore në shumë pjesë të vendit.

Moti i ftohtë nuk ka kursyer as kryeqytetin gjerman, Berlinin

Moti i keq ka shkaktuar probleme të rënda në qarkullim, në rajonet veriore e qendrore. Autoritetet në Gjermani shpallën gjendjen e jashtëzakonshme të hënën, ndërsa një stuhi dimërore depozitoi më shumë se gjysmë metri borë në pjesë të Bavarisë jugore.

Trafiku në zonë u përfshi nga kaosi dhe shërbimi hekurudhor rajonal vuajti vonesa dhe anulime. Të hënën, shkollat u mbyllën dhe rrugët u bllokuan.

Probleme edhe në Itali

Një zëdhënëse i distriktit të Miesbach pohoi se banorët ishin paralajmëruar për rrezikun e ortekëve apo rënies së pemëve.
“Gjatë ditëve të fundit ka rënë shumë borë dhe pasojat janë të pashmangshme. Më të dukshmet janë rrugët e bllokuara dhe pamundësia e njerëzve për të shkuar në punë apo në dyqane. Për shkak të reshjeve të dendura pastrimi i borës është i pamundur, kështu vendosëm ti mbyllim shkollat”, tha zëdhënësja Sophie-Marie Stadlerz.

Ndërkohë, 7 persona humbën jetën në Alpet evropiane gjatë kësaj fundjave, ndërsa skiatorët u përballën me rrezik të lartë ortekësh në Austri, Gjermani dhe Itali.

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë për disa persona që janë shpallur të zhdukur në pjesë të ndryshme të Alpeve.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN