Kim Jong Un, vizitë surprizë në Pekin

Lideri koreanoverior, Kim Jong Un mbërriti në një vizitë të pa lajmëruar në Pekin, me ftesë të presidentit Xi Jinping.

Mediat shtetërore raportojnë se Kim dhe bashkëshortja e tij Ri-Sol JU do të qëndrojnë në Kinë deri në datën 10 janar.

Vizita zhvillohet mes raportimeve se po negociohet për një takim të dytë mes udhëheqësit koreanoverior dhe presidentit amerikan Donald Trump.

Spekulimet se Kim do të nisej drejt Kinës u shtuan të hënën, pasi agjencia e lajmeve koreanojugore Jonhap, raportoi se një tren koreanoverior ishte parë të kalonte kufirin. Dhjetëra automjete e forca të sigurisë bllokuan rrugën rreth stacionit të trenit në qytetin kufitar të Dandong.

Gjithashtu klientët e një hoteli nuk u lejuan të hyjnë në dhomat përballë kufirit. Mediat nga të dyja vendet konfirmuan vizitën mëngjesin e së martës. Treni karakteristik i Kim Jong Un mbërriti në stacionin e Pekinit më vone gjatë ditës, ndërsa një autokolonë e blinduar nga masat e sigurisë, u pa të kalonte përmes kryeqytetit kinez.

I përdorur edhe gjatë vizitës së parë të kreut të Penianit në Kinë, treni ngjason më atë të babit të Kim, dhe ish-liderit Kim Jong Il. Kjo është vizita e katërt e Kim Jong Un në më pak se një vit. Kina është një aleat i rëndësishëm diplomatik i Koresë së Veriut dhe një prej burimeve kryesore të tregtisë e ndihmave.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN