Opozita në Kuvend, Spaho: E vendosim me aleatët

Partia Demokratike nuk e ka thënë ende fjalën e fundit nëse do t’i kthehet punimeve parlamentare me nisjen e sesionit të ri.

“Për këtë çështje do të mblidhet shpejt koalicioni i partive opozitare, grupet parlamentare dhe do të diskutojmë për marrëdhëniet që do të kemi. Sigurisht që ka një çështje të pazgjidhur, çështja e vetting-ut të politikanëve”.

Edmond Spaho, nënkryetar i PD

Në këtë vit elektoral, PD është mobilizuar në dy fronte. Në zgjedhjet brenda partisë, për të cilat Këshilli Kombëtar pritet të votojë brenda janarit për nënkryetarët dhe sekretarin e përgjithshëm dhe nga ana tjetër në përzgjedhjen e kandidatëve për kryetarët bashkive.

“Ne do të shkojmë në koalicion, pra do të mbështesim kandidatët e njëri-tjetrit. Jemi në procesin e mbledhjes së kandidaturave. Deri tani, aleatët kanë një tendencë për të ruajtur ato bashki që kanë në administrim aktualisht, por ky do të jetë një proces diskutimi”.

Edmond Spaho, nënkryetar i PD

Sa për Bashkinë e Tiranës, Spaho thekson se opozita ka 3 kandidatë, por “ende nuk jemi në gjendje që të lëvizim ndërmjet tyre”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN