Partizani në Antalya, gati 3 teste miqësore

Së bashku me Kukësin edhe Partizani ndodhet në Antalya të Turqisë për të zhvilluar fazën përgatitore pas pushimeve. Skuadrës i janë bashkuar edhe dy blerjet më të reja, Alesio Hyseni nga Flamurtari dhe Fatjon Jusufi nga Renova e Maqedonisë.

Kryeqytetasit do të zhvillojnë një fazë 10-ditore me fokus tek përgatitja fizike atje ku janë programuar edhe 3 teste miqësore. Fillimisht të kuqtë do të ndeshen me Sivassporin në datën 9 janar, dy ditë më vonë i pret sfida me Antalyasporin dhe me 14 janar do të testi i madh, ai ndaj gjigantëve kroatë të Dinamos së Zagrebit.

Partizani është kampion dimri dhe kryeson i vetëm renditjen në Superligë, shkëputur me 3 pikë nga Kukësi i vendit të dytë. Kampionati shqiptar rikthehet në datën 26 janar me garën që pritet të jetë edhe më fortë pas përforcimeve të klubeve në merkato.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN