Përfshihet nga flakët një hotel në Rrugën e Kavajës

Një hotel në Rrugën e Kavajës në kryeqytet është përfshirë nga një zjarr i përmasave të mëdha.

Gazetari i A2, Julian Kasapi raporton se dy zjarrfikëse që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes e ka të vështirë të ndërhyjnë pasi hoteli është në rikonstruksion.

Mësohet se në hotel janë futur edhe disa efektivë të policisë pasi nuk dihet nëse ka persona të bllokuar.

Hoteli ndodhet pranë një pallati dhe ka shkaktuar probleme edhe te banorët e tij si pasojë e tymit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN