“Problemi kryesor i qeverisë është Edi Rama, jo kabineti i tij” – A2

“Problemi kryesor i qeverisë është Edi Rama, jo kabineti i tij”

Për të folur për aktualitetin politik në vend, analisti Ben Andoni ishte i ftuar në “Ditarin” e orës 09:00.

Ai komentoi ndryshimet në qeveri, duke u shprehur se ato janë bërë për të tërhequr vëmendjen nga problemet reale të vendit.

“Më shumë se sa çudi për opinionin, ka qenë çudi për Kryeministrin. Më shumë është një zhvendosje vëmendje nga problemet reale të vendit se sa do të bënte një ndryshim në qeverisje. Në këtë stad që është Rama është e vështirë që të bëjë diçka për të rregulluar imazhin e Qeverisë. Problemi kryesor i qeverisë është vetë zoti Rama dhe jo kabineti i tij. Fakti që ka kaq kundërshti për ministrin e Jashtëm tregon se ajo paqendërsi e zotit Rama më shumë bie mbi të problemi i qeverisjes se sa te ministrat”, u shpreh analisti.

Ben Andoni shkoi edhe më tej, duke u shprehur se vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

“Vendi ynë ka probleme thelbësore. Kryeministri duhet të kishte gati një nga ministritë më të titulluara duhet të ishte ajo e bujqësisë. Por a ka ndonjë lloj interesi në Shqipëri se kush është ministri i bujqësisë? Të gjitha lëvizjet janë bërë për të zhvendosur vëmendjen. Rama ka një fat të madh që me këto ditë të ftohti, të cilat janë të parat për këtë vit dhe njerëzit janë të pakolauduar për atë që i pret këtë vit, që për mendimin tim do të jetë shumë i vështirë”, tha Andoni në “Ditarin” e orës 09:00.

Ai foli edhe për Partinë Demokratike, duke thënë se më shumë ka shfrytëzuar opozitat se sa i ka paraprirë opozitës.

“Në njëfarë mënyre po përdor kauzat dhe protestat. Ne jemi koshient që vendi kishte probleme të jashtëzakonshme shumë kohë para protestës së Astirit dhe të studentëve. PD mund të kishte gjetur 2 apo 3 kauza dhe t’i përplaste fortë. Aliazhi me LSI besoj se i ka prishur punë PD-së”, tha Andoni.

Shkarkoni aplikacionin e A2