Skadimi i kartave dhe pasaportave për 1,4 milionë shqiptarë, reagon ministri i Brendshëm

Gjatë gjysmës së parë të vitit 2019, siç edhe ka raportuar më parë A2, skadojnë afatet e kartave të identitetit për 1,4 milionë shqiptarë, një shqetësim edhe më i madh në një vit elektoral, me zgjedhjet vendore të llogaritura për t’u zhvilluar më 30 qershor.

Në lidhje me këtë problem ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili përmes një postimi në Facebook i bën thirrje qytetarëve që të informohen për datën e saktë të skadimit

“Pajisja me kartat e identitetit dhe pasaportat e reja është një prioritet i rëndësishëm”, thotë Lleshaj. “Me to lidhet fati i shumë shërbimeve të rëndësishme. Zyrat e Gjendjes Civile janë në dispozicion për të informuar dhe ndihmuar qytetarët”.

Sipas ministrit të Brendshëm, neglizhenca për të kryer detyrimin e pajisjes me dokumentet bazë të identifikimit mund të krijojë probleme për marrjen e shumë shërbimeve të rëndësishme, që nga udhëtimet jashtë vendit e të tjera.

“Institucionet do të kushtëzojnë dhënien e shërbimeve, për personat që janë në muajt e fundit të vlefshmërisë së dokumenteve, me paraqitjen e vërtetimeve mbi aplikimin për dokumentin e ri”, thuhet më tej në postimin e Lleshajt në Facebook.

Pajisja me kartat e identitetit dhe pasaportat e reja për shumë qytetarë, të cilëve ato u skadojnë në gjysmën e parë të…

Gepostet von Sander Lleshaj am Dienstag, 8. Januar 2019
Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN