Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Sot, dita më e ftohtë e këtij fillimviti

Nga A2 CNN
8 Janar 2019, 12:39 | Aktualitet

Sot shënohet dita më e ftohtë e këtij fillim viti, ku temperaturat në zonat malore shkojnë deri në -10 gradë celsius.

Dëbora dhe ngricat mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit duke krijuar problem për zonat e thella të Dibrës dhe Kukësit.

Autoriteti Rrugor njofton se në disa akse si Ura Cerenecit-Steblevë apo në rrugët drejt Dardhës në Pukë, të përdoren zinxhirë.

Po ashtu, ndaj drejtuesve të mjeteve apelohet të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë