Studentët në protestë: Nuk tërhiqemi. Protestojnë edhe përballë Ambasadës Amerikane

Një pjesë e studentëve zgjodhën të rikthehen në auditore, ndërsa pjesa tjetër të sfidojë temperaturat e ulëta dhe të protestojë sërish para kryeministrisë. “Ne nuk protestojmë për qejfin tonë, por për të gjithë”, thotë një nga studentët përballë kryeministrisë.

Pavarësisht vkm-ve të fundvitit të kaluar, nëpër fakultete qarkullonin shkresa ku studentëve u kërkohej të paguanin tarifën e plotë.

Drejtuesit e universiteteve mohuan autorësinë e këtij njoftimi, por studentët që kishin zbritur në shesh për ditën e dytë këtë vit, thanë se nuk tërhiqen.

Studentë përballë ambasadës amerikane

Madje para zyrës së Ramës, ishin dhe ata që u arrestuan një ditë më parë për mbylljen e dyerve të universitetit politeknik.
Policë civile na kanë mbajtur 4-5 orë për sqarim, na janë marrë telefonat dhe nuk kemi patur mënyrë të komunikojmë me asnjë”, thotë një prej tyre.

Të pakënaqur nga institucionet vendase, studentët iu drejtuan ambasadës amerikane, para së cilës, marshuan duke brohoritur parulla të 2 muajve protestë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN