Taksa e re e pronës, tek fatura e ujit

Bashkitë do ta mbledhin taksën e pronës në faturën e ujit. Edhe pse duhet të kishte nisur që nga 1 prilli 2018, vetëm tani do të nisë vjelja me llogaritjen e re të kësaj takse.

Sipas drejtorit të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, Agron Haxhimali, pjesa më e madhe e tyre tashmë kanë lidhur një kontratë me shoqëritë përkatëse të ujësjellësve.

Me zbatimin e kësaj takse, qytetarët jo vetëm do të detyrohen të paguajnë në faturë, por gjithashtu me një vlerë më të lartë në qytetet e Tiranës dhe Durrësit. Të prekura nga ky ndryshim janë edhe bizneset, ndërkohë që do të paguajnë më tepër veçanërisht ata individë që kanë banesën apo ushtrojnë aktivitetin në zonat me çmim reference më të lartë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN