Temperaturat e ulëta, shkurtohen orët e mësimit në shkolla

I gjithë territori i vendit është nën pushtetin e acarit. Në ditën më të ftohtë të këtij fillim viti, shkollat detyrohen të shkurtojnë orët e mësimit.

Edhe në Tiranë, qëndrimi i nxënësve në klasa ka qenë i vështirë, veçanërisht në ato shkolla që nuk kanë sistem ngrohje. Edhe pse të veshur më trashë dhe me ngrohëset e siguruara nga prindërit ndezur, këto nuk e ndryshuan temperaturën në klasa.

Por jo më pak të veshur i gjetëm nxënësit e shkollave ku ka sistem ngrohje. Për shkak të temperaturave shumë të ulëta gjatë natës, kaldajat në disa institucione kanë shfaqur probleme.

Nxënësit tregojnë se kanë qenë orë të ftohta mësimi, ndërsa drejtues të arsimit në kryeqytet thonë se për shkak të ditëve të ftohta kane marrë masa për reduktimin e orëve të mësimit.

Ministria e Arsimit konfirmon për A2 se të gjithë drejtoritë arsimore në rrethe janë rekomanduar të marrin masa sipas situatës së motit në zonat përkatëse.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN