Thaçi shpall 2019-in si vitin e Nato-s. Rama: E goditur, e festojmë me kufijtë “Schengen”

Viti 2019 do të shpallet nga Republika e Kosovës si Viti i NATO-s. Vendimin e ka deklaruar vetë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Viti kujton në fakt 20 vjetorin e ndërhyrjes ushtarake të Aleancës e kryesuar nga Shtetet e Bashkuara ndaj regjimit serb të Slobodan Millosheviç, pas krimeve të forcave serbe mbi popullatën civile në Kosovë.

Edi Rama dhe Hashim Thaci

Ndërhyrja e 24 marsit zgjati 78 ditë dhe përfaqësoi paradhomën e rrugëtimit të gjatë të forcave politike kosovare për ndërtimin e një shteti të pavarur.

Postimi i kryeministrit Edi Rama

Vendimin e ka përshëndetur edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, që përmes një postimi në Twitter e ka cilësuar iniciativën si “të goditur”, që përkon edhe me 10 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në atë organizatë.

Rama ftoi Thaçin që ceremonia për futjen e modelit “Schengen” në kufijtë midis Shqipërisë dhe Kosovës të jetë moment kulmor i ceremonive.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN