Thyhet bojkoti, rinis mësimi te Fakulteti i Gjuhëve të Huaja

Pavarësisht paralajmërimit për vazhdimin e protestës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ka thyer bojkotin në ditën e sotme.

Burime për A2 konfirmojnë që mësimi do të nisë normalisht në këtë fakultet, por studentët që do të vazhdojnë të dalin në protestë nuk do të marrin mungesa. Studentëve që nuk do të jenë të pranishëm në auditorë do t’u nisen leksionet me e-mail.

Gjatë paradites së sotme, një pjesë e mirë e studentëve të fakulteteve të ndryshme u mblodhën para Kryeministrisë. Një ditë më parë, studentët u shprehën se vendimet e qeverisë nuk i kanë dhënë zgjidhje kërkesave të tyre.

Për shkak të bojkotit masiv në fakultete ende shumë studentë nga rrethet nuk kanë ardhur në Tiranë. Ndërsa të rinjtë që rinisen protestën thonë se pavarësisht pjesëmarrjes do të jenë çdo ditë para Kryeministrisë, të gatshëm edhe për të humbur sezonin e parë të provimeve.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN