Wolves eliminon Liverpool-in nga FA Cup

Liverpooli ka treguar një formë të shkëlqyer këtë sezon në Premier League, por ka marrë një goditje në FA Cup.

Skuadra e Jurgen Klopp është eliminuar që në fazën e 1/32-tave nga skuadra e Wolvesit.

Trajneri gjerman kishte lënë pushim disa prej yjeve të skuadrës, po kishte hedhur në fushën e lojës Xherdan Shaqirin, i cili u tregua i pafuqishëm përballë mbrojtësve kundërshtare.

Për skuadrën vendase shënuan Jimenez dhe Neves, ndërsa golin e vetëm për Liverpool e shënoi Origi.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN