“Zgjidhja për Kosovën do të jetë e dhimbshme!”

Analisti Ben Andoni, i ftuar në “Ditarin” e orës 09:00 në A2, foli ndër të tjera edhe për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, ndërsa ditën e sotme dy palët diskutojnë në Bruksel.

Andoni u shpreh se pavarësisht tensioneve të krijuara së fundmi mes palëve, në Bruksel, sipas tij, palët janë shumë afër zgjidhjes. Por, ai theksoi se zgjidhja do të jetë shumë e dhimbshme për Kosovën, pasi do t’i lejojë Serbisë asociimin e komunave serbe.

“Tensionet u duhen njerëzve që maturojnë të tilla dialogë për t’i afruar më afër. Jam i sigurt që dialogu në atë tavolinë është shumë afër zgjidhjes. Toleranca është e jashtëzakonshme e dhimbshme për Kosovën. Më vjen keq që njerëzit në Kosovë i kanë mbyllur sytë. Zgjidhja për Kosovën është gati e dhimbshme. Për hir të mosndryshimit të kufijve të saj, Kosova do të lejojë, deri tani gjasat janë për asosacionin e komunave serbe. Asosacioni i komunave serbe brenda territorit të Kosovës, një hapësirë e madhe që ka lidhje me Mitrovicën e veriut. Një serb kontrabandist nga Beogradi mund të vijë shumë kollaj në të gjithë Kosovën, nuk e prek asnjë. Një mini republikë serbe brenda Kosovës. Kjo do të jetë mes për mes Kosovës. Ajo që është më e dhimbshme, është se ato janë mbi resurset e Kosovës”.

Ben Andoni, analist
Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN