Administrata nuk merr pagat e dhjetorit, MF: Ngërçi, jo tek ne

Një pjesë e administratës shtetërore nuk ka marrë pagat e muajit dhjetor. Në listë janë punonjësit e ministrisë së shëndetësisë, ministrisë së arsimit dhe policisë së shtetit, që përbëjnë edhe pjesën dërrmuese të të punësuarve në shtet.

Pagat duhet të kishin kaluar më datë 3 janar, ashtu siç ndodh çdo muaj. Por edhe pse kanë kaluar ditë nga afati, punonjësit e shtetit ende nuk i kanë marrë pagat.

E kontaktuar nga A2 CNN, sekretarja e përgjithshme e ministrisë së Financave, Geraldina Prodani deklaron se thesari nuk ka probleme dhe ka likuiduar çdo listë pagese që kanë paraqitur institucionet.

Por vlen të theksohet edhe një tjetër fakt: në janar krijohen vonesa të tilla, ndryshe nga muajt e tjerë, pasi në dhjetor, ngarkesa e buxhetit është shumë e madhe se bëhet shlyerja e fondeve të tenderave në mbyllje të vitit buxhetor.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN