Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

BB, pesimiste për ecurinë ekonomike botërore

Nga A2 CNN
9 Janar 2019, 16:32 | Ekonomi
BB, pesimiste për ecurinë ekonomike botërore

Banka Botërore është më pesimiste për ecurinë e ekonomive botërore. Banka ka paralajmëruar prej kohësh rrezikun e një ngadalësimi ekonomik, por tashmë edhe projeksionet e saj mbështesin këtë ide.

Pritshmëria për rritjen globale të këtij viti është ulur nga 3% në 2.9%, ndërsa parashikimi për vitin 2020 është ulur nga 2.9% në 2.8%. Bazuar tek raporti i lëshuar nga institucioni financiar, situata mund të përkeqësohet vitin e ardhshëm.

Rreziqet që anojnë për nga kahu i poshtë janë bërë më të theksuara. Zhvillimet e çrregullta të tregjeve financiare mund të dëmtojnë aktivitetin në ekonomitë e prekura dhe të shkaktojnë një efekt ngjitës. Lufta tregtare mund të përshkallëzohet dhe të përhapet duke prekur më shumë ekonomitë e prekura.

Por nga ky ngadalësim më të ndjeshme janë vendet me të ardhura të ulëta, që nuk kanë mundtë rriten mjaftueshëm për të mbyllur hendekun me botën e zhvilluar. Edhe pse varfëria është në ulje në vende si India, progresi është ndalur në Afrikën Sub-Sahariane, që pritet të mbajë 87% të të varfërve të planetit.

Për të mbajtur ekonominë botërore në vijë, banka rekomandon që shtetet të investojnë në zhvillimin e aftësive të popullsive të tyre, të lehtësojnë kufizimet për të investuar dhe të reduktojnë barrierat tregtare.

A2 CNN Livestream

Dita jonë