Boçi: Rama, përpjekje të shumëfishta për të shkërmoqur protestën

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ishte i ftuar në Ditarin e orës 09:00, ku foli për zhvillimet politike në vend dhe protestën e studentëve.

Boçi u shpreh se Rama po përpiqet më të gjitha mënyrat të shkërmoq protestën e studentëve.

“Ka një lloj vendosmërie të studentëve për ta vazhduar protestën, sikurse ka edhe një përpjekje galopante, të shumëfishtë të qeverisë për ta shkërmoqur protestën. Kjo duket jo vetëm në angazhimin e policisë, por edhe me presionin e madh që Rama i bën rektorëve dhe stafeve akademike që studentët të kthehen me dhunë në auditorë”, tha ndër të tjera Boçi.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN