Bora dhe i ftohti “pushtojnë” Europën

Prej disa ditësh pjesa më e madhe e Europës është pushtuar nga moti i keq me ngrica ose reshje dëbore, duke i marrë jetën deri tani të paktën 13 personave.

Viktimat janë regjistruar në zona të ndryshme të Alpeve, shumica e tyre për shkak të ortekëve. Një stuhi tjetër, e pagëzuar “Ypatia”, do të prekë kryesisht Greqinë duke filluar nga e mërkura dhe do të sjellë reshje të dendura dëbore dhe erëra të forta.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN