Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Britania “vuan” Brexit-in, miliarda euro asete të humbura

Nga A2 CNN
9 Janar 2019, 15:10 | Bota
Britania “vuan” Brexit-in, miliarda euro asete të humbura

Brexit po i kushton humbje të mëdha financiare Britanisë së Madhe. Shumë banka dhe institucione kanë transferuar asete me vlerë prej rreth 1 trilion eurosh në vendet e BE, si rezultat i Brexit.

Sipas një raporti të publikuar së fundmi nga firma e konsulencës “Ernst and Young”, 1 në 10 britanikë, do të zhvendosin asetet financiare ne shtete të Bashkimit Europian.

Mes destinacioneve më të preferuara thuhet se do të jenë Dublini, Luksemburgu, Frankfurti dhe Parisi. Raporti vë në dukje se rreziku i një Brexit pa marrëveshje me Brukselin, po ndikon në zhvendosjen e më shumë parave jashtë Britanisë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani