Dëbora mbulon vendin, probleme në disa akse rrugore

Pjesa më e madhe e vendit është përfshirë gjatë mbrëmjes së kaluar dhe gjatë natës nga reshjet dëbora, duke krijuar probleme në disa akse të vendit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë të ditur gjendjen aktuale në akset kryesore të vendit, ku thuhet se reshjet intensive të borës dhe temperaturat e ulëta kanë bërë që situata të jetë e rënduar në disa akse. Gjendja në gjithë segmentet rrugore nga Qafë Mali deri ne Qafë Muzinë është e rënduar për shkak te temperaturave te ulëta dhe reshjeve intensive te bores.

Gjendja e rrjetit rrugor dhe kushtet e qarkullimit të automjeteve paraqiten si më poshtë:

Në Rajoni Verior Shkodër: Gjate natës e deri më tani ka pasur reshje dëbore me intensitet. Kontraktoret kane bere pastrimin dhe trajtimin me kripe te gjithë segmenteve rrugore. Qarkullimi kryhet pa zinxhir ne akset Kukës – Bushtrice dhe Kukës – Ura e Zapodit, Qafë Lac – Koman, Koplik – Boge, Dedaj – Razem.

Në segmentin Skuraj – Burrel – Klos – Bulqizë – Peshkopi aktualisht lëvizja e mjeteve kryhet pa zinxhirë, por rekomandojmë përdorimin e zinxhirëve dhe gomave te bores pasi reshjet po intensifikohen.
Ne rruge Ura e Cerenecit – Stebleve, po punohet me borëpastruese dhe fadroma për pastrimin e rrugës dhe qarkullimi kryhet me zinxhirë vetëm në pjesën fundore.

Ne segmentet e mëposhtme qarkullimi kryhet me zinxhirë:
Qafë Mali – Fierzë (ka reshje me intensitet, rreth 20 cm borë), Qafë Qele – Pukë – Fushë Arrëz – Kukës, Shkodër – Hani i Hotit dhe Ura e topojanit – Dogana Bllatë. Firmat e mirëmbajtjes po punojnë intesivisht me borëpastruese e trajtim me kripe për pastrimin total në këtyre segmenteve.

Në Rajonin Qendror Tirane: Gjatë natës dhe tani, ka reshje shiu dhe bore. Në akset e Dajtit po punohet nga kontraktori për pastrim dhe trajtim me kripë. Segmenti Qafë Priskë – Qafë Mollë – Shëngjergj, Trau Dajt – Teleferik qarkullohet me zinxhirë. Reshje të dobëta ka patur në Gjinar dhe Stëbleve. Po punohet intensivisht për pastrimin e akseve. Deri tani nuk ka probleme. Në Librazhd – Qafë Thanë, ka patur reshje me intensitet. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë.

Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Në Qarqet Korçë dhe Gjirokastër ka reshje me intensitet të lartë. Në akset e Korçës trashësia e borës shkon rreth 20 cm. Në akset e Dardhës, Voskopojës, Korçë – Qafë Qarri – Erseke, Liqenas – Dogana Goricë, qarkullohen me zinxhirë. Aksi Kryesor Qafë Thanë – Pogradec – Korçë – Kapshticë, qarkullohet me zinxhirë.

Edhe segmentet Tepele – Dorez – Qafë Dushk dhe Sevaster – Kalivaç, Përmet – Carshove, Ura e Leklit – Këlcyrë, Jorgucat – Muzinë – Syri i Kaltër, Gjirokastër-Tepelenë dhe Gjirokastër Kakavijë, qarkullohet vetëm me zinxhirë. Rruga Dukat – Llogara – Sarandë është e hapur dhe qarkullohet pa zinxhirë.

Sipas parashikimit meteorologjik moti do të përkeqësohet, do ju njoftojmë herë pas herë për ndryshimin e gjendjeve të akseve kryesore. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. Të vendosin zinxhir në akset që përmendëm më sipër, të respektojnë udhëzimet e Policisë së Qarkullimit Rrugor, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN