Demokratët akuzojnë Trump: Po mban peng amerikanët

Presidenti amerikan Donald Trump mbajti fjalimin e parë televiziv për kombin nga zyra ovale, në atë që u pa si një thellim i ngërçit me Kongresin, që po mban të mbyllur qeverinë prej 18 ditësh.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë këmbënguli se financimi i murit është i nevojshëm, pasi në kufirin me Meksikën ka një krizë humanitare. Megjithatë, ai nuk shpalli gjendjen e jashtëzakonshme që do t’i mundësonte atij anashkalimin e Dhomës së Përfaqësuesve, e kontrolluar tani nga demokratët.

Sipas Trump, qeveria federale po qëndronte e mbyllur për shkak të demokratëve. Ndërsa liderët e demokratëve e akuzuan presidentin se po mban peng popullin amerikan.

Ndërkohë, demokratët ka akuzuar Presidentin Trump se po mban peng amerikanët. “Fakti është se gratë dhe fëmijët në kufi nuk janë një kërcënim për sigurinë, ata përfaqësojnë një sfidë humanitare, një sfidë që me politikat e këqija dhe kundërproduktive të Trumpit, vetëm sa është thelluar. Presidenti nuk duhet të mbajë më peng popullin amerikan, apo të prodhojë kriza. Ai duhet të rihapë qeverinë”, tha Nancy Pelosi.

“Demokracia amerikane nuk funksionon në këtë mënyrë. Në nuk qeverisemi nga shpërthimet e zemërimit. Asnjë president nuk duhet të vendosë në tryezë opsionin e mbylljes së qeverisë për përmbushjen e tekave të tij, pasi kjo dëmton miliona amerikanë”, tha Chuck Schummer.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN