Dështon takimi Mogherini-Bushati – A2

Dështon takimi Mogherini-Bushati

Dështon takimi i përmuajshëm mes Tiranës dhe Brukselit për procesin integrues të Shqipërisë.

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati nuk do të zhvillojë takimin e planifikuar për nesër me Përfaqësuesen e Lartë të Politikës së Jashtme, Federica Mogherini. Burimet i thane A2 CNN se takimi është shtyrë, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Kjo ndodh kur Ditmir Bushati është shkarkuar nga Kryeministri, por largimi i tij dhe as zëvendësimi nga Gent Caka nuk është dekretuar nga Presidenti i Republikës. Zhvillimet e brendshme reflektohen kështu dhe në raport me Brukselin, në një vit të rëndësishëm, kur Shqipëria në gjysmën e dytë të vitit pretendon hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian. Presidenti Meta duhet të shprehet me dekret deri të premten.

Shkarkoni aplikacionin e A2