“Edhe femrat luanin sistematikisht baste sportive”

Më 1 janar të këtij viti hyri në fuqi ligji për mbylljen e lojërave të fatit. Edhe pse pretendohet se ende luhet online baste nga shqiptarët, fakti është se pjesa më e madhe e tyre tashmë, të paktën për momentin, janë larguar nga ky ves.

Edhe sipas të dhënave të rrjetit të kërkimit në internet “Google” shqiptarët janë larguar ndjeshëm nga lojërat e fatit gjatë kësaj periudhe.

Edhe pse Kryeministri ka thënë se ligji i ri do t’u rikthejë grave burrat në shtëpi, psikologia Anxhela Peza është shprehur në “Dita Jonë” në A2 se edhe shumë femra luanin sistematikisht baste sportive.

“Shkonin fëmijë deri në 12 që luanin dhe ishte bërë ves edhe për ta. Madje ka pasur edhe shumë femra që luanin baste sportive në mënyrë intensive”, u shpreh ndër të tjera psikologia.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN