Euro futet në trend rritës, nuk dihet sa do zgjasë

Euro është futur në trajektore rritëse. Në tregun vendas, monedha europiane këmbehet për 123.8 lekë, duke u rritur me 0.26 lekë krahasuar me një ditë më parë. Rritja vijon që prej fundit të Dhjetorit, periudhë gjatë së cilës euro ka fituar rreth 1.2 pikë.

Por pavarësisht pikëve të marra këto ditë, ende nuk mund të flitet për një stabilizim të monedhës europiane. Kjo pasi në tregun valutor kërkesa dhe oferta janë ende të paqëndrueshme. E thënë ndryshe, burimet që gjenerojnë euron në qarkullim, kryesisht ato informale, si dhe ngadalësimi i aktivitetit ekonomik, që reflektohet me blerje më të ulëta nga importuesit dhe tregtarët.

Ndërkaq Banka e Shqipërisë ka folur për një kurs të ri të euros, çka do të thotë se shqiptarët duhet ta harrojnë nivelin 140 lekë të monedhës europiane dhe të përshtaten tashmë me vlera më të ulëta.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN