Klauzolat e “çmendura” të futbollit, është edhe blerja e re e Realit – A2

Klauzolat e “çmendura” të futbollit, është edhe blerja e re e Realit

Blerja e Neymar nga Paris Saint Germain tronditi merkaton botërore të transferimeve, por edhe tregun në Spanjë. Klauzola prej 222 milionë eurove ishte e pamjaftueshme për të frenuar milionat e sheikëve dhe klubet e mëdha në La Liga morën menjëherë masa.

Për t’u mbrojtur nga sulmet e klubeve rivalë, Reali i Madridit dhe Barcelona ngritën vlerën e përcaktuar për prishjen e kontratave të yjeve. Prej asaj periudhe, Spanja është kthyer në vendin e klauzolave të çmendura.

Dhjetë futbollistët më të kushtueshëm në botë luajnë në La Liga, një renditje që ndryshoi së fundmi prej transferimit të Brahim Diaz nga Manchester City te Reali.19-vjeçari cilësohet një talent i madh, por edhe pse ende nuk i ka treguar vlerat në fushë me ‘Los Blancos’, klauzola për prishjen e kontratës së tij është 750 milionë euro.

Më i kushtueshëm se Brahim Diaz është vetëm Karim Benzema, në kuotën 1 miliardë euro, ndërsa mesfushori spanjoll është pozicionuar në vendin e dytë, duke lënë pas Lionel Messi-n. Një fakt i pabesueshëm, edhe sepse talenti i 21-vjeçarëvetë Spanjës kalon çmimin e pesë herë fituesit të ‘Topit të Artë’ dhe të yjeve të tjerë të ekipit, si Isco, Asensio e Gareth Bale.

Praktikisht një çmenduri, por në Madrid nuk shqetësohen dhe duan të jenë të sigurt nga sulmet e mundshme të rivalëve.

Shkarkoni aplikacionin e A2