Moti i keq, pezullohet mësimi në disa shkolla në Mirditë

Moti i keq krijoi probleme edhe në Qarkun e Lezhës. Në Mirditë mësimi u pezullua në shkollat e zonave malore, ndërsa në disa fshatra lëvizja e mjeteve ishte e vështirë për shkak të dëborës.

Në Lezhë situata problematike ishte në aksin Lezhë-Shkodër. Ulja e temperaturave solli edhe ngrica në rrugë duke vështirësuar lëvizjen e mjeteve. Nuk munguan edhe aksidentet.

Mësimi në shkollat e Lezhës ka vijuar normalisht. Për t’i paraprirë situatës së paralajmëruar, shpërndarja e druve dhe karburantit për të siguruar ngrohjen e shkollave ishte kryer ditë më parë, ndërsa në disa shkolla të qytetit janë të angazhuar specialistët e shërbimeve për të mbajtur pa ndërprerje energjinë elektrike, nga e cila mundësohet edhe ngrohja.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN