Pako të dyshimta, evakuohen konsullatat në Australi

Disa konsullata te huaja ne Kanberra dhe Melburn të Australisë, u evakuuan pas gjetjes së pakove të dyshimta.

Mes selive të prekura janë ato të Greqisë, Britanisë së Madhe, Shteteve të Bashkuara, Francës, Italisë e Gjermanisë. Policia federale tha se pakot ku ishte shkruar ‘asbest’, dhe rrethanat e dërgimit të tyre po hetohen nga autoritetet përkatëse.

Sipas policisë së Melburnit, incidentet lidhen me shënjestra të caktuara dhe nuk kanë ndikim për komunitetin.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN