Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Qeveria e “dubluar”, në horizont ndryshime të reja, edhe në administratë

Nga A2 CNN
9 Janar 2019, 14:30 | Politikë
Qeveria e “dubluar”, në horizont ndryshime të reja, edhe

Në tryezën e qeverisë Rama uli edhe ministrat e dubluar, të cilët janë ende në pritje të vendimit të presidentit.

Burimet i thanë A2 CNN se Rama është parë në kryeministri me Gent Cakajn, pasuesin e Ditmir Bushatit, pak çaste para nisjes së mbledhjes.

Tryezës, përveç zëvendëskryeministrit të emëruar Erjon Braçe dhe Bledi Çuçit, i kanë munguar edhe zëvendësministrat në këtë mbledhje.

https://a2news.com/2019/01/09/sot-mbledhja-e-pare-zyrtare-e-qeverise-se-re-priten-vendime-te-rendesishme/

Për këta të fundit, të njëjtat burime thanë se janë udhëzuar të mos ishin të pranishëm në mbledhjen e parë të qeverisë për këtë vit. Sakaq, burime jozyrtare thonë për A2 CNN se pas ndryshimeve në qeveri, Rama pritet të sjelle furtunë edhe në nivele më të ulëta, duke nisur nga zëvendësministrat, drejtorë drejtorie e zyrtarë të tjerë.

Pritet që si kriter të përdoret i njëjti si ministrat, për ata që kanë më shumë se një mandat, dhe për të sjellë një frymë të re në drejtimin e shtetit.

Pritet që këto ndryshime të mos ndodhin më parëse sa ministrat e rinj të marrin drejtimin e dikatastereve përkatëse.

A2 CNN Livestream

Dita jonë