Shpërthen pas një dekade ish e dashura: Ronaldo psikopat!

Ndërsa Cristiano Ronaldo është duke shijuar pushimet së bashku me Georgina-n në Dubai, një prej ish-të dashurave të tij ka shpërthyer ndaj portugezit.

Është fjala për Jasmine Lennard me të cilën sulmuesi i Juventusit ka qenë në lidhje, ndërsa aktivizohej në atë kohë me Manchester United.

33-vjeçarja ka dal në krah të Kathryn Mayorga, e cila e ka akuzuar portugezin për përdhunim para disa vitesh.

“Pas shumë mendimesh, po shkoj te Kathryn Mayorga dhe ekipi i saj ligjor për të ofruar ndihmën time në akuzën e përdhunimit kundër @Cristiano. Unë nuk i konsideroj gënjeshtra ato që ajo thotë. Do të bëj gjithçka që mundem për ta ndihmuar. Kam mesazhe dhe regjistrime, që do të jenë të paçmueshme për Kathryn dhe ekipin e saj ligjor, për të treguar natyrën e tij të vërtetë si njeri. Qindra mesazhe kam prej tij. Dëshmi të epsheve seksuale, që pasqyrojnë më së miri situatën e Mayorgan. Po ta analizosh në thellësi sjelljen e tij, kupton se ka problem serioze të shëndetit mendor. Ai është një gënjeshtar dhe psikopat. Askush nuk do t’i besonte gjërat që unë do të ndaj me publikun, nëse nuk do të kisha prova. Por, fatmirësisht, kam ruajtur gjithçka, sepse jam një vajzë e zgjuar”, ka shkruar ndër të tjera ish e dashura e portugezit Ronaldo.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN