Shqiptari i galerive evropiane që rikthehet te Marubi

Ai është një artisti ri, që është vlerësuar me shumë çmime. Nuk ka shumë ekspozita në vendin e tij, por njihet si shqiptari më i ri i galerive evropiane.

Kjo është hera e parë që publiku kryeqytetas prezantohet me artistin e ri, Lek Gjeloshi, i cili artistikisht ka rrugëtuar me shumë ekspozita, në Itali, Gjermani, Rusi dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pyetjet që ngriti në Liceun e Shkodrës, i gjeti në Firence, ku për 12 vite studioi dhe punoi. Tani Lek Gjeloshi lëvron jo vetëm në pikturë, por edhe në medium të tjera të artit visual.

Një ditë në Shkodër një mik i tregon disa fotografi, një arkiv me imazhe, autorin e të cilit ai nuk e di. Lek Gjeloshi i merr ato dhe i jep jetë përmes ekspozitës “Në Jerm”.

“ Kam zgjedhur dimensionin e monokromit , momenti kur fillon e heqë nga subjektet ose peizazhet çdo informacion natyral, sepse sa më e përmbajtur t jetë informacioni që sjell ngjyra, aq më specifike është marrëdhënia jote me atmosferën që ato aktivizojnë”, shpjegon artisti.

Me më shumë çmime se asnjë artist tjetër shqiptar në këtë moshë, Lek Gjeloshi tani ka zgjedhur arkivën e Marubit, është rikthyer në Shkodrën që duket se nuk e la asnjëherë.

Misioni tani është të gjejë, ku, si dhe kush janë njerëzit në këto foto, përpara se ti dedikohet një cikli tjetër artistik.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN