Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit

ecd9d788 2e13 47a0 bc48 d1a3063768ba 600x338

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e të enjtes në Rrugën e Kombit, ku një makinë tip Jeep është përplasur me bordurat metalike që kufizojnë rrugën.

Ngjarja ka ndodhur pranë pikës kufitare të Morinit dhe sipas konfirmimit të autoriteteve janë dy gra të aksidentuara, të cilat kishin ardhur nga Maqedonia.

Të dy zonjat janë dërguar fillimisht në spitalin e Kukësit e pasi kanë marrë ndihmën e parë janë dërguar për në spitalin e traumës në Tiranë, për ndjekje të mëtejshme.