Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Aksident në aksin Shkodër-Hani i Hotit, trajleri del nga rruga

Nga A2 CNN
10 Janar 2019, 14:04 | Kronikë
Aksident në aksin Shkodër-Hani i Hotit, trajleri del nga rruga

Që prej ditës së djeshme nga rënia me intensitet e reshjeve të dëborës janë regjistruar tre aksidente në autostradën Shkodër-Hani i Hotit, fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

Më i fundit u shënua orët e para të mëngjesit të sotëm pranë vendit të quajtur “Pjetroshan”, ku një trajler mallrash ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal.

Fatmirësisht shoferi që ka qenë duke e drejtuar ka arritur të dalë në kohë nga mjeti. Aksi nacional Shkodër-Hani Hotit po përballet me vështirësi nga reshjet e dëborës pasi edhe firma kontraktore për mirëmbajtjen e saj nuk ka bërë asnjë ndërhyrje deri më tani.

A2 CNN Livestream

Dita jonë